Lajme

Reagon Sadriu: Respektoj punën e gazetarëve, nuk mund të heshti kur njerëzit e zemrës sulmohen

Vjosa Osmani dhe Prindon Sadriu.
Vjosa Osmani dhe Prindon Sadriu.

Prindon Sadriu, bashkëshorti i Presidentes, Vjosa Osmani,  ka reaguar sërish pas statusit të publikuar më 8 shkurt ku i ka quajtur gazetarët “ndërmarrje e përbashkët kriminale”.

Sadriu, është munduar të arsyetoj qëndrimin e tij karshi gazetarëve duke thënë se “si baba dhe bashkëshort” nuk ka mundur të heshtë ndaj “sulmeve të vazhdueshmë të bazuara në të pavërteta dhe që synojnë baltosjen e imazhit” të presidentes.

“Kur njerëzit e tu të zemrës përballen me sulme të vazhdueshme të bazuara në të pavërteta, janë qëllimkqija dhe synojnë baltosjen e imazhit, ti zhveshesh nga çdo petk tjetër, sepse së pari dhe mbi të gjitha je një baba dhe një bashkëshort. E kur këta dy role të shenjta peshojnë e kanë vlerë për ty më shumë se çdo gjë, ti s’mund të heshtësh para padrejtësisë”, ka shkruar Sadriu në Facebook.

Sadriu ka sqaruar se nuk do të hesht dhe do të veproj njëjtë në rast se do të ketë dezinformata dhe propagandë.

“Asnjëherë nuk kam synuar e as nuk synoj ta cenojë gazetarinë profesioniste, si profesion i domosdoshëm për demokracinë, për të cilën kontribuojnë shumë gazetarë e media të përkushtuara. Mirëpo, kur rrezikohet jeta e familjes sime për shkak të demonizimit, dezinformatave e propagandës së njerëzve të caktuar, është detyrë po aq e shenjtë që të gjithë ta mbrojmë familjen, dinjitetin dhe të vërtetën”, shkruan më tej bashkëshorti i presidentes, Osmani.

Presidentja, Vjosa Osmani dhe bashkëshorti i saj, Prindon Sadriu

Në anën tjetër, ka thënë se disa media kanë devijuar statusin e tij të datës 8 shkurt.

“E kuptoj peshën e statusit tim të postuar mbrëmë (i cili qëllimshëm është devijuar nga disa), por dua të qartësoj se respekti dhe mirënjohja ime për punën e mediave dhe gazetarëve profesionist ka qenë dhe do të jetë gjithmonë e parezervë”.

Prindon Sadriu, në një postim të bërë në Facebook, i ka quajtur gazetarët “përfaqësues të ndërmarrjeve të përbashkëta kriminale”.

“Kur përfaqësuesit e Ndërmarrjeve të Përbashkëta kriminale, ‘gazetarët’ e parapolitikës, e persona të përfshirë në reket e në keqpërdorime milionëshe, moralizojnë. Janë këta moralizues e shpifës të cilët paguanin një natë akomodim me Nju Jork $1.200 në Hotel Interconntinental Manhattan, e mëngjesin e paguanin $50 për person (drekat e darkat iu shkonin deri ne mijëra dollarë)”, ka shkruar Sadriu, të martën vonë.

Ndaj këtij statusi ka reaguar edhe Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës.

Nga kjo organizatë kanë thënë se janë të alarmuar me gjuhën “denigruese” të Sadriut./Shqip.com