Lajme

Reagon Mytaher Haskuka pas dënimit me burgim të dy zyrtarëve të LVV-së

Kandidati i VV-së për kryetar të Prizrenit, Mytaher Haskuka

Ish-kryetari i Komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka ka reaguar pas dënimit me burg të dy zyrtarëve të Lëvizjes Vetëvendosje.

Haskuka ka shkruar rrënimi i objekteve pa leje ” trajtohet kepërdorim detyre”.

“Nga sot rrënimi i objekteve pa leje në Kosovë trajtohet si “keqpërdorim detyre”. Kosova vend i çudirave. Vetingu në drejtësi prioritet mbi prioritet”, ka shkruar Haskuka në “Facebook”.

Gjykata Themelore në Prizren të martën i ka dënuar deputeten e LVV-së, Jetmire Vrenezi dhe ish-drejtorin e Inspektoratit në Prizren, Islam Thaqin për keqpërdorim të detyrës zyrtare. Ndaj tyre u shqiptua dënimi me nga 3 vite burg dhe dy mijë euro gjobë.

Të akuzuarit tjerë në këtë rast: Egzona Morina- Thaçi, Arian Taraku, Isë Bislimaj, dhe Shqipron Krasniqi janë liruar nga akuzat.

Lexo edhe:
Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje dënohet me 3 vite burg

Prokuroria Themelore në Prizren, më 20 dhjetor 2019 kishte ngritur aktakuzë ndaj Islam Thaqit, Jetmire Venezit, Egzonë Morina-Thaqit, Arian Tarakut dhe Isë Bislimajt, me akuzën e “keqpërdorimit të pozitës apo autoritetit zyrtar”.

Në aktakuzë thuhet se me 19 dhe 21 korrik 2019 në Prizren, në objektin “Abi Çarshia”, të akuzuarit Islam Thaqi, në cilësinë e drejtorit të Inspektoratit, Jetmire Verezi dhe Egzona Morina Thaqi, inspektore të ndërtimit, Arianit Taraku dhe Isë Bislimaj, zyrtarë në Drejtorinë e Inspektoratit, Shqipëron Krasniqi, përfaqësues ligjor në Komunën e Prizrenit, duke shfrytëzuar detyrën apo autoritetin zyrtar, i tejkalojnë kompetencat e tyre me qëllim të shkaktimit të dëmit “Abi” SH.P.K në Prizren.

Sipas aktakuzës, të akuzuarit realizojnë rrënimin e aneks-objektit të “Abi Çarshia”, duke e ditur se i dëmtuari ka dorëzuar aplikacionin për legalizim./Shqip.com