Lajme

Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje dënohet me 3 vite burg

Deputetja e LVV-së, Jetmire Vrenezi dhe Kryeministri Albin Kurti

Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Jetmire Vrenezi, është dënuar me tri vite burg për keqpërdorim të detyrës zyrtare.

Gjykata Themelore në Prizren ka bërë të ditur se deputetja Vrenezi së bashku me ish-drejtorin e Inspektoriatit të Komunës së Prizrenit, Islam Thaqi janë dënuar për shkak se kanë marrë vendim për rrënimin e një objekti në kundërshtim me vendimin e Ministrisë së Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor.

“E akuzuara J.V., në cilësinë e inspektores së ndërtimit duke ditur se nuk kanë të drejtë të bëjnë rrënimin e objektit të të dëmtuarit, meqë është në kundërshtim me vendimit e MMPH të datës 27.08.2018, përveç inspektimeve që kanë kryer në objektet, e akuzuara J.V., merr konkluzion mbi rrënimin e objektit “Abi Çarshia” pronë e “Abi” Sh.P.K., me nr. ……. me datë 15.07.2019”, bëhet e ditur më tej në aktakuzë.

Dy zyrtarët e LVV-së janë dënuar me tri vite burgim dhe me 2 mijë euro gjobë./Shqip.com