Lajme

Reagon Lushtaku, Kurti e krahasonte Erdoganin me Putinin (Video)

Mërgim Lushtaku, deputeti nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), ka reaguar pas vizitës së Kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti në Turqi.

Lushtaku i është drejtuar Presidentit turk, Erdogan që ta falë Kurtin, pasi thotë se është hipokrit.

“I nderuar President i shtetit mik të Turqisë, z. Erdogan, ju lutem që në emër të raporteve miqësore ndërshtetërore ta falni këtë hipokrit. Çünkü bu ikiyüzlülük yapmak için doğdu (sepse ka lindur për të qenë hipokrit)!”, ka shkruar Lushtaku.

Lexo edhe:
Erdogan i kërkon Kurtit të luftojë organizatën FETO

Këtij shkrimi, Lushtaku ia ka bashkangjitur edhe një video, ku dëgjohet Kurti para disa viteve duke thënë se Erdogani është autokrat.

/Shqip.com