Lajme

Erdogan i kërkon Kurtit të luftojë organizatën FETO

Presidenti turk, Rexhep Tajip Erdogan, ka thënë se vendi i tij do të mbështesë Kosovën në anëtarësimin në NATO, Këshill të Evropës dhe në Bashkimin Evropian.

Në konferencën e përbashkët me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, Erdogan ka kërkuar nga Kosova që ta luftojë më shumë organizatën turke ‘FETO’, të Fethullah Gylen që është kundërshtari më i ashpër i presidentit turk.

Erdogan ka përmendur nevojën e rritjes së bashkëpunimit ekonomik dhe të investimeve turke në Kosovë, bashkëpunimin në fushën e mbrojtjes, ndërkaq bëri thirrje që të arrihet një marrëveshje me Serbinë.

Nga ana tjetër, kryeministri Kurti ka folur për komunitetin turk në Kosovë, i cili sipas tij ka luajtur një rol pozitiv dhe të rëndësishëm në historinë moderne të Kosovës.

Lexo edhe:
Erdogan dhe Kurti do të rrisin më tej bashkëpunimin dypalësh

Kurti ka përmendur edhe lidhjet historike të dyja vendeve, ndërkaq nuk ka dhënë asnjë koment për kërkesën eksplicite të Erdogan për organizatën Feto.

/Shqip.com