Lajme

Reagon Hajdari, pasi që Antikorrupsioni i dorëzoi kallëzim penal në Prokurori

Ministrja e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Rozeta Hajdari

Ministrja e  Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Rozeta Hajdari, ka reaguar pas që Agjencia kundër Korrupsionit ka dorëzuar kallëzim penal kundër saj.

Agjencia Kundër Korrupsionit ka dërguar kallëzim penal kundër Hajdarit, që sipas tyre e njëjta ka bërë mos deklarim ose deklarim të pasaktë të pasurisë.

“Gjatë gjithë kohës si zyrtare publike, unë kam përmbushur detyrimin ligjor për deklarim të pasurisë dhe deklarimet përkatëse ndodhen në faqen e AKK-së”, ka shkruar ajo.

Në formularin e pasurisë, Hajdari ka deklaruar se posedon një banesë në vlerë prej 50 mijë eurove, që nuk e ka në emër të vetin, por është pronë e përbashkët familjare. Gjithashtu Hajdari ka deklarua një veturë në vlerë prej 3 mijë eurove të tipit Ford dhe 900 euro para të gatshme në bankë.

Ndërsa pagën mujore Hajdari e ka deklaruar 1 mijë e 321 euro./Shqip.com

Lexo edhe:
Kjo është pasuria e Rozeta Hajdarit që Antikorrupsioni i dorëzoi kallëzim penal në Prokurori