Lajme

Kjo është pasuria e Rozeta Hajdarit që Antikorrupsioni i dorëzoi kallëzim penal në Prokurori

Ministrja e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Rozeta Hajdari

Agjencia Kundër Korrupsionit ka dorëzuar kallëzim penal ndaj Ministres së Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Rozeta Hajdari, për deklarim të rrejshëm ose mos deklarim të pasurisë.

Në formularin e pasurisë, Hjadari ka deklaruar se posedon një banes në vlerë prej 50 mijë eurove, që nuk e ka në emër të vetin, por është pronë e përbashkët familjare. Gjithashtu Hajdari ka deklarua një veturë në vlerë prej 3 mijë eurove të tipit Ford dhe 900 euro para të gatshme në bankë.

Ndërsa pagën mujore Hajdari e ka deklaruar 1 mijë e 321 euro.

Hajdari është emëruar për herë të dytë në pozitën e ministres së Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, pasi herën e parë Qeveria Kurti u rrëzua nga LDK-ja dhe partitë tjera opozitare.

Agjencia Kundër Korrupsionit është institucion që kontrollon pasurinë e zyrtarëve të lartë publik, e që këta të fundit obligohen që një herë në vit ta paraqesin pasurinë./Shqip.com/