Reagon gazetari pasi u intervistua nga Specialja: Përkrahja juaj më largoi presionin e stresin

Gazetari kosovar, Halil Berisha, ka reaguar për herë të parë pasi u ftua si dëshmitar në Gjykatën Speciale.
Ai ka falënderuar të gjithë për mbështetjen e dhënë, duke shtuar se në fillim ishte paragjykuar nga një pjesë e publikut.
“Për pjesën e paraqitjes n’Hagë nuk du me fol shumë. Çka du me thanë është që stresin e presionin e madh që e kam pas ma ka largu shumë përkrahja e juaj”, ka thënë ai.
Halili vitin e kaluar, në shtator – ka qenë pjesë e konferencës për media ku në Organziatën e Veteranëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës ishte raportuar për disa dokumente të arritura në ato zyre në mënyrë enigmatike.
Më pas, ishin arrestuar dy krerët e OVL-UÇK-së, Hysni Gucati dhe Nasim Haradinaj.
Gazetari ka treguar gjithçka që kishte ngjarë.
Ndërsa, ushtruesi i detyrës së OVL-UÇK-së, Faton Klinaku e kishte përshëndetur deklaratën e gazetarit në Dhomat e Specializuara. /Shqip.com