Lajme

Reagon BE, dënon ashpër sulmin në veri të vendit

Flamuri i Bashkimit Evropian dhe ai i Kosovës

Bashkimi Evropian në një përgjigje për Shqip.com ka thënë se e dënojnë ashpër sulmin ndaj patrullave të Policisë së Kosovës në pjesën veriore të vendit.

‘’Bashkimi Evropian në Kosovë dënon ashpër sulmin e dhunshëm ndaj patrullës së Policisë Kufitare të Kosovës në komunën e Zubin Potokut mëngjesin e sotëm’’ ka thënë nga zyra e BE-së

Sipas BE-së, Policia e Kosovës është ofruesi kryesor i sigurisë dhe çdo përdorim i forcës kundër policëve të saj është i papranueshëm.

Po ashtu BE-ja ka bërë thirrje të gjithëve që të shmangin spekulimet e panevojshme që mund të shtojnë tensione të reja

‘’I bëjmë thirrje të gjithëve që të shmangen spekulimet e panevojshme që mund të shtojnë tensione të mëtejshme’ ’thuhet në reagimin e BE-së.

BE-ja ka theksuar se hetimi i rastit do të bëhet nga organet përkatëse ligjzbatuese.

Sot Policia e Kosovës dhe Ministria e Punëve të Brendshme në një konferencë për media ka bërë të ditur se prej 13 prillit në katër raste zyrtarët e policisë së Kosovës janë sulmuar nga grupe kriminale./Shqip.com