Lajme

Reagojnë nga Kuvendi, thonë se nuk ishin në dijeni që fëmijët mbanin fotografi të Osmanit dhe Konjufcës

Fëmijet në Kuvendin e Kosovës

Shefi i Kabinetit të Kuvendit të Kosovës, Ilir Kërçeli, ka reaguar pas publikimit të fotografisë, ku disa nxënës shihet duke mbajtur në duar fotografinë e Kreut të Kuvendit, Glauk Konjufca dhe Presidentës, Vjosa Osmani.

Kërçeli ka thënë se është kundër  kësaj praktike që fëmijët të mbajnë në dorë fotografi të figurave politike.

“Shprehim keqardhje që një gjë e tillë ka ndodhur pa dijeninë tone”, ka thonë Kërçeli.

Ai gjithashtu është shprehur se fëmijët e kanë botën e tyre të pastër dhe të pafajshme dhe duhet të mbahen larg fenomeneve të tilla. Por për këtë janë përgjegjës mësimdhënësit./Shqip.com