Lajme

Reagime të shumta pas zgjedhjes së Luljeta Aliut si anëtare e KPM-së

Luljeta Aliu-Krasniqi zgjidhet anëtare e KPM-së
Luljeta Aliu-Krasniqi zgjidhet anëtare e KPM-së

Zgjedhjen e mbështetëses së Lëvizjes Vetëvendosje, Luljeta Aliut, si anëtare e Komisionit të Pavarur të Mediave, e ka dënuar edhe Sekretari i Federatës Evropiane të Gazetarëve (EFJ), Ricardo Gutierrez. Ai e ka quajtur këtë përzgjedhje nga deputetët e Kuvendit si politike.

Ky emërim politik vërtetë të jem përshtypjen se partia në pushtet po i shpërblen aktivitët e saj për përkrahjen e tyre, duke iu ofruar atyre një pozitë në një institucion publik që duhet të jetë i pavarur”, thuhet në reagimin e Sekretarit të EFJ-së.

Gutierrez thotë se përzgjedhja e Aliut shkel standardët e vendosura nga Këshilli i Evropës dhe se ai do ta denoncojë këtë rast në KiE dhe në organizatat që mbrojnë lirinë e medias.

Lexo edhe:
Luljeta Aliu-Krasniqi zgjidhet anëtare e KPM-së

Jam i indinjuar nga ky emërim politik. Mund të llogarisni në mua për ta denoncuar atë te kolegët e mi dhe te partnerët tanë në Këshillin e Evropës. Ky emërim qartazi shkel standardet e vendosura nga Këshillin i Evropës në Rekomandimin e Komitetit të Ministrave për shtetet anëtarë mbi pavarësinë dhe funksionet e autoriteteve rregullatore në sektorin e transmetimit. Kosova po e shkel standardin e vet të rëndësishëm demokratik këtu. Ne do ta denoncojmë fuqishëm këtë”, thuhet në fund të reagimit.

Për zgjedhjen e Aliut ka reaguar sot edhe Qendra Evropiane për Lirinë e Shtypit dhe Medias, me seli në Gjermani. Edhe kjo organizatë ka thënë se do ta informojë Këshillin e Evropës për këtë zhvillim në Kuvendin e Kosovës.

Reagime ndërkombëtare ka pasur edhe para se sot në Kuvend të zgjidhej Aliu.

Gjatë vlerësimin të kandidatëve për anëtarë të KPM-së, në një komision që përbehej me shumicë dërrmuese nga LV-ja, ajo ishte zgjedhur kandidatja më e vlerësuar.

/Shqip.com