Lajme

Luljeta Aliu-Krasniqi zgjidhet anëtare e KPM-së

Luljeta Aliu-Krasniqi zgjidhet anëtare e KPM-së
Luljeta Aliu-Krasniqi zgjidhet anëtare e KPM-së

Luljeta Aliu-Krasniqi është zgjedhur anëtare e Komisionit të Pavarur të Mediave, ndërkaq do të ketë përsëritje të konkursit për dy anëtarët e tjerë.

Aliu-Krasniqi arriti të zgjidhej anëtare e KPM-së pasi grumbulloi plot 48 vota të deputetëve.

Në anën tjetër, kandidatët Granit Musliu, Xhevat Latifi, Veton Kasapolli dhe Jeta Abazi-Gashi nuk arritën t’i fitojnë votat e mjaftueshme për t’u zgjedhur anëtarë pasi kishin nga 24, 40, 41 dhe respektivisht 14 vota, duke mos arritur numrin 46 sa kërkohet.

/Shqip.com