Sport Ndërkombëtar

Reagime të shumta pas lajmeve se sulmuesi i Serbisë është në lidhje me gruan e portierit të Përfaqësueses!

Kombëtarja e Serbisë është tronditur nga një lajm që ka qarkulluar në media ditën e sotme.

Përflitet se sulmuesi Dusan Vlahovic ka krijuar marrëdhënie me gruan e shokut të skuadrës, portierit të dytë të Serbisë, Predrag Rajkovic.

Por ky informacion është mohuar nga gruaja e Rajkovicit, Ana, e cila është shtatzënë..

“Njerëzit këtu i japin vetes kaq shumë të drejtë të përhapin gënjeshtra dhe dezinformata dhe të bëjnë argëtim me të gjithë! Ndërsa një grua në muajin e fundit të shtatzënisë është në spital dhe po bën një betejë serioze. Turp të keni! Më besoni, ne i kemi mbijetuar gjërave më të këqija. Faleminderit të gjithë gazetarëve që më mbështetën duke mos publikuar asgjë. Përgjigja nga luani i plagosur erdhi pak vonë sepse tufa ishte aty për ta mbrojtur atë”, u shpreh gruaja e portierit Rajkovic.

Pas këtij skandali, edhe Dusan Vlahovic reagoi në një konference për mediat.

“Më vjen shumë keq që e nis konferencën kështu, mendoj se nuk ka nevojë të them asgjë, por duhet të reagoj sepse bëhet fjalë për mua, nuk ka nevojë të komentoj ato gjëra që lexojmë të gjithë, marrëzi të rënda. Ja çfarë bëjnë njerëzit që janë të mërzitur dhe të kompleksuar. Të inatosur dhe të frustruar punojnë kundër interesave të kombëtarës. Jemi më të bashkuar se kurrë, atmosfëra është e mrekullueshme. Dua vetëm të mbroj integritetin e emrit tim dhe do mbroj veten ligjërisht nëse është e nevojshme. Nuk kam bërë kurrë publicitet, nuk është stili im, por tani duhet. Në vend që të na mbështesin, flasin për gjëra që nuk kanë lidhje. Unë nuk i fajësoj sepse janë njerëz me rezyme boshe. Ata janë të vegjël dhe do të qëndrojnë kështu”, përfundoi Vlahovic.

/Shqip.com