OP-ED Analiza

Rasti EVA KAILI- Ja pse ideja që Evropa Jugore është më e korruptuar se ‘veriu’ është një mit

Yanis Varoufakis
Yanis Varoufakis

Varoufakis është ekonomist dhe politikan grek

Publikuar:

Eva Kailit duhet t’i japim një medalje për etikë krahasuar me Deutsche Bank. Një medalje për etikë. Çfarë janë +600 mijë euro kur ke miliarda. Çfarë bënë këtu në Greqisë? Bankat falimentuan

Për sa kohë mbaj mend, grekët, italianët dhe mesdhetarët prezantoheshim nga veriorët si të korruptuar dhe ne, në jug, e pranonim sepse nuk ka dyshim që ka korrupsion në jug të BE. Por është nivel i ulët është i lirë. Veriu e praktikon në shkallë industriale, sistematike, high-tech. Siemens. Sa shembuj doni? FBI e kapi Siemens që i dha ryshfet qindra europianëve që të adaptonin “Siemens electricity”. Vetëm kur i kapën amerikanët, dolën të dhënat duke përfshirë edhe politikanë grekë dhe italianë, kështu. Doni t’ju përmend Novartis; doni t’ju përmend Volkswagen; Audi; Benz me Dieselgate. Mendoni pak! Ky është korrupsion në nivel tjetër, si shkencë raketash.

Krijuan një motor që ndryshonte gazin brenda kur kuptonte se monitorohej për t’u bërë më “environmental friendly”. E keni parasysh sa inxhinerë janë dashur për të prodhuar një motor që të mashtrojë. Ne në mesdhe nuk e kemi këtë teknologji. Nuk jemi aq të avancuar. Po Deutsche Bank? Deutsche Bank në vitin 2008-2009 u zbulua se kishin borxh në SHBA, një shumë që ishte 30 herë më shumë se të ardhurat e Gjermanisë. Ishin aq të fundosur sa cënuan të gjithë Republikën Federale Gjermane. Çfarë ndodhi? Asgjë. Merkel i pagoi. Është korrupsion astronomik. Është korrupsion aq i madh saqë Kaili duhet t’i japim një medalje për etikë krahasuar me Deutsche Bank. Një medalje për etikë. Çfarë janë +600 mijë euro kur ke miliarda. Çfarë bënë këtu në Greqi? Bankat falimentuan.

U detyruan punonjësit gjermanë që t’i jepnin hua shtetit grek 50 miliardë euro. Shumë me të cilën shteti grek, ishte detyruar të blinte aksione në ato banka të falimentuara. Nuk kishte të drejtë të vepronte ndryshe. Kështu që grekët duhet të votonin për punonjësit gjermanë 50 miliardë që të blinin aksione, që nuk i jepnin grekëve të drejtë ‘fjale/vendimmarrje’ në mënyrën sesi t’i drejtonin ato banka.

Pastaj të njëjtat banka ishin të detyruara që të shisnin huatë që njerëzit të thjeshtë nuk mund të shlyenin për shkak të kësaj katastrofe. Kështu që të njëjtat banka, së bashku me oligarkë nga e gjithë bota, përfshirë Delaware dhe ishujt Cayman, krijuan fonde që blenë ato hua nga ato banka me 3% të çmimit të tyre nominal, duke i nxjerrë ata njerëz nga shtëpia. Pastaj ata që i kishin blerë, shtëpitë ua shisnin të njëjtës bankë. Pra, edhe njëherë; duhet një financier dhe jurist shumë i sofistikuar që paguhen shumë para që të bëjë të gjithë këtë që sapo përshkrova unë.

Nuk është asgjë më pak se nëna e korrupsionit. Mendoni sërish aeroportet greke. 14 aeroporte si Santorini dhe Mykonos. Aeroporte që nuk marrin dot shumë fitim sepse kush shkon të Mykonos e di për çfarë e kam fjalën. I morën këto aeroporte dhe ia dhanë Fraport, një kompanie gjermanë, për asnjë cent. Gjatë pandemisë, i dhamë 180 mln euro nga para që ne i morrëm borxh nga ECB (Europian Central Bank), jo që të mbulonim shpenzimet e atyre aeroporteve, por fitimet që do ndodhinin po të mos kishte koronavirus. A ra dakord me këtë Parlamenti Europian? Jo! A u pyetën? Jo. A i thanë? Jo. Por edhe po ta dinin, tashmë do ishin paguar për të bërë një sy “qorr”.

*Qëndrimet e autorit nuk paraqesin domosdoshmërisht qëndrimet e redaksisë.

/Shqip.com