Art Jetese

Rastet e demencës pritet të trefishohen deri në vitin 2050

Deri në vitin 2050, më shumë se 153 milionë njerëz mund të kenë demencë, nga 57 milionë në vitin 2019, paralajmërojnë ekspertët.

Rritja e parashikuar është kryesisht për shkak të plakjes dhe rritjes së popullsisë.

Por edhe mënyrat e jetesës jo të shëndetshme kontribuojnë, thonë studiuesit në revistën The Lancet Public Health .

Faktorët e rrezikut që duhet të adresohen urgjentisht dhe përbëjnë më shumë se gjashtë milionë të rritjes së parashikuar përfshijnë normat e larta të pirjes së duhanit, obezitetit dhe diabetit, thonë ata.

Demenca është tashmë shkaku i shtatë kryesor i vdekjeve në mbarë botën dhe një nga shkaqet kryesore të paaftësisë dhe varësisë tek të moshuarit.

Por nuk është e pashmangshme. Studiuesit theksojnë rëndësinë e përmirësimeve në aksesin në arsim në vendet anembanë botës dhe thonë se shifra e tyre e parashikuar për vitin 2050 tashmë është përshtatur në rënie me 6.2 milionë, bazuar në atë që pritet të ndodhë në këtë fushë.

Ata janë më pak optimistë për efektet e obezitetit, sheqerit të lartë në gjak dhe pirjes së duhanit dhe kanë shkaktuar tashmë shtatë milionë raste shtesë në vitin 2050 të lidhura me këto shkaqe.

/Shqip.com