Rashica e regjistron asistimin e parë në Premierligë

Milot Rashica ka filluar të lë shenja në ishull.
Sulmuesi nga Kosova, ka asistuar në ndeshjen, që Noërich City po e zhvillon ndaj Leeds United, në kuadër të gjiros së 12-të në Premierligë, shkruan Shqip.com.
Numri shtatë i Dardanëve, asistoi në minutën e 58-të, ndërsa topin në rrjetë e dërgoi Andrew Omobamidele.
Me këtë gol, shifrat u barazuan në 1-1, por pas vetëm dy minutave lojë, mysafirët shënuan përsëri dhe janë duke triumfuar 1-2, deri po zhvillohen minutat e fundit të ndeshjes.
Nëse gjërat qëndrojnë kështu deri në fund, Norwichi mbetet në pozitën e funidit në Premierligë, me vetëm dy pikë, nga dhjetë gjiro të zhvilluara.
Rashica, ishte transferuar te Nowrichi në afatin kalimtar të verës, për një shumë rreth 11 milionë euro./Shqip.com