Rashica e nis sezonin e ri me humbje
Publikuar:
(30.07.2022 18:26:24)
Në Premierligë nuk e siguroi dot mbijetesën.
Por, fati i mirë nuk po e ndjek as në Championship.
Milot Rashica e ka nisur me humbje – sezonin e ri në Championship.
Skuadra ku ai luan, Norwich City është mposhtur në udhëtim te Cardiffi me rezultat minimal 1-0.
Golin e vetëm në këtë takim e realizoi Romaine Sawyers – kur po zhvillohej minuta e 49-të.
Rashica – e djersiti fanellën 84 minuta në këtë ndeshje, por nuk arriti të lë shenja./Shqip.com