Sport Shqiptar

Rashani shënon dy gola dhe i siguron një pikë Clermontit përball Lyonit

Elbasan Rashani

Sulmuesi kosovar, Elbasan Rashani i ka siguruar një pikë skuadrës së tij, Clermont në përballjen me Olympique Lyon, shkruan Shqip.com.

Ndeshja përfundoi me rezultat 3:3 në udhëtim kundër Lyonit të dielen në kuadër të xhiros së tretë në Ligue 1.

Rashani në këtë ndeshje u inkuadrua në minutën e 69-të, kurse golat i shënoi në minutën e 80-të për të ngushtuar rezultatin në 3:2.

Ndërsa në minutën e parë të kohës shtesë, ai shënoi edhe një herë për ta barazuar rezultatin.

Në tri paraqitje deri më tani te Clermonti, Rashani ka shënuar dy gola dhe ka dhuruar një asisitim./Shqip.com

Goli i parë i Rashanit
Goli i dytë i Rashanit