Sport Ndërkombëtar

Raphinha “thumbon” Realin para El Clasicos  

Përballjet ndërmjet Real Madridit e Barcelonës nuk mund të kalojnë pa thumbime reciproke dhe kështu është edhe këtë herë, para ndeshjes të së dielës, e cila zhvillohet të dielën në “Santiago Bernabeu” dhe fillon në orën 16.15.  

Sulmuesi anësor brazilian i Barcelonës, Raphinha, ka thumbuar me fjalët e tij përpara “El Clasico” kundër Real Madrid në fundjavë.

Në një konferencë, braziliani ka theksuar se Barcelona është në një formë më të mirë se Real Madrid dhe se ata duhet të bëjnë kujdes.

“Ne jemi liderë në tabelë. Nëse është një skuadër që duhet të ketë kujdes këtu, janë pikërisht ata”, u shpreh Raphinha.

Megjithatë, Raphinha duhet ta ketë të qartë se skuadra e tij vjen pas një dështimi të madh Ligën e Kampionëve, ndryshe nga Reali që sigurt po shkon drejt kualifikimit për fazën tjetër të garave.

/Shqip.com