Sport Ndërkombëtar

Rangnick ende e ëndërron top-katërshen

Ralf Ragnick dhe Marcus Rashford

Manchester United po kërkon ta përfundoj në top katërshen e Premier Leagues, për të siguruar kualifikimin në Champions League.

Trajneri i Manchester United, Ralf Rangnick, ka sfiduar lojtarët e tij që t’i dëshmojnë mediave dhe mbështetësve të tyre se nuk janë të dobët mendërisht, shkruan Goal.com.

Manchester United manager Ralf Rangnick wants five subs per match and  changes to cup competitions - Eurosport

“Është jo vetëm në shtëpi, ne duhet ta tregojmë këtë në shtatë ndeshjet e mbetura. Prandaj e quajta një provë karakteri; duhet t’u tregojmë mbështetësve, mediave dhe publikut se spekulimet për mungesë mentaliteti dhe karakteri nuk janë të vërteta”, tha ai,.

United është ende në garë për një vend në top katërshen e Premier League.

Tottenham aktualisht zë vendin e fundit që të dërgon në Ligën e Kampionëve sezonin e ardhshëm, duke qëndruar gjashtë pikë përpara lojtarëve të Rangnick.

Arsenali është vetëm tre pikë pas rivalëve të tyre në veri të Londrës, ndërsa West Ham është i barabartë në pikë me United./Shqip.com