Rozë

Ramiz Lladrovci: Jam fans i Don Xhonit

Don Xhoni

Kandidati i Partisë Demokratike të Kosovës për kryetar të Drenasit, Ramiz Lladrovci ka thënë se është fans i reperit nga Drenasi, Don Xhoni.

Ai ka thënë se Don Xhoni është një djal i jashtëzakonshëm dhe e përkrahë atë në çdo drejtim.

“Doni Xhoni është një djalë i ri që është rritur në Drenas dhe që ka suksese të jashtëzakonshme. Jo ai, unë fans i tina, por unë jam fans i tij. Unë e du, e përcjelli dhe domethënë e përkrahi në çdo drejtim.  

Jo vetëm këta por të gjithë djem e vajza që janë aktiv në të gjitha drejtimet i përkrahi. Më pëlqejnë këngët sepse djali e ka atë drejtimin e vet për të cilin është bërë edhe shumë i famshëm”, ka thënë ai në “Frontal” të T7.

Lladrovci ka thënë se suksese Kosovës po i sjell edhe vëllai i tij, Leonard Isufi.

Në anën tjetër, Loredana Zefi dhe Don Xhoni kanë paralajmëruar se të enjten do të lansojnë bashkëpunimin e parë të tyre.

Lexo edhe:
“Turp po më vjen çfarë do të ju bëjmë”, Don Xhoni paralajmëron këngën me Loredanën

Me anë të paralajmërim të këtij projekti, dyshja besojnë se do të jenë trend e në qendër të vëmendjes./SHQIP.com