Sport Shqiptar

Ramadani thyen rekordin e Kosovës për hedhjen e gjyles

Atleti i Kosovës, Muhamet Ramadani, ka thyer një tjetër rekord.

Ai të dielën ka vendosur rekord të ri për Kosovën në hedhjen e gjyles.

Në garën e mbajtur në Malin e zi, Ramadani ka shënuar hedhjen më të mirë në karrierë, pasi e hodhi gjylen për 18.72 metra.

Lajmin e ka konfirmuar Federata e Atletikës e Kosovës, përmes një njoftimi në rrjetin social Facebook.

Rezultatin më të mirë deri më tani 19-vjeçari e kishte 18.60 metra.

Në fundjavë rekord të ri për Kosovën ka vendosur edhe Gresa Bakraçi në vrapimin 1500 metra, ajo në Split, të shtunën, kishte kohë prej 4:22.03 minuta./Shqip.com