Ramadani i 11-i në hedhje të gjyles

Kosova arrin edhe një sukses në Lojërat Mesdhetare “Oran 2022”
Atleti kosovar, Muhamet Ramadani, ka garuar sot në Lojërat Mesdhetare që po zhvillohen në Oran të Algjerisë.
Për të, kjo ishte e para e nivelit elitar.

Ramadani arriti të zë vendin e 11-të, në hedhjen e gjylës.
Nga tri sosh, hedhja e tij më e mirë ishte 18.06 metra, më pak se sa rekordi i tij personal (18.72 m.).
Gara e sotme do t’i shërbejë 19-vjeçarit si përvojë e mirë për nivelin elitar.

Nga ana tjetër, Kosova ka grumbulluar deri më tani pesë medalje, duke përfshirë dy të arta dhe të bronzta përmes xhudos dhe kjo e sontmja e bronztë në boks.
Përndryshe, kjo është hera e dytë që Kosova merr pjesë në Lojërat Mesdhetare Oran 2022, kur morri pjesë në Spanjë dhe fitoi katër medalje. /Shqip.com