Lajme

Rama: Vuçiqi do të vijë në Samit sepse nuk ka asnjë rrugë tjetër

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka thënë se presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq do të jetë në Samitin Bashkimi Evropian-Ballkanit Perëndimor.

Në një bashkëbisedim me gazetarë dhe qytetarë në Facebook, Rama tha se e kundërta do të ishte katastrofë për Serbinë.

“Nuk emocionohem nga asnjë lloj deklarate që bëjnë politikanët brenda ose jashtë vendit tonë për qëllime të politikës së tyre të brendshme. Serbia do të jetë në Samit dhe presidenti i Serbisë nuk ka asnjë rrugë tjetër përveçse të vijë në Samit, iu a them këtë me bindje. E kundërta do të ishte katastrofë për Serbinë dhe për vetën e vet natyrisht”, tha Rama.

Rama foli edhe për protestën e cila është paralajmëruar të ndodhë në Shqipëri në datën e njëjtë kur do të mbahet edhe Samiti Bashkimi Evropian-Ballkanit Perëndimor.

Rama tha se protesta është absurde nga e njëjta forcë e cila ka bashkuar votën me partinë e Vladimir Putinit për të ngritur akuza në Këshillin  e Evropës ndaj Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

“Është një protestë absurde që nuk ka asnjë lidhje tjetër përveçse me vazhdimin e një misioni i cili është i qartë e i zbuluar në sytë e të gjithëve. Është e njëjta forcë e cila është paguar me para ruse për të rrëzuar  Qeverinë e këtij vendi, dhe ky është një fakt. Është e njëjta forcë që ka bashkuar votën me partinë e Vladimir Putinit për të ngritur akuzën më monstruoze në historinë e Këshillit të Evropës ndaj Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe djo vetëm duke njollosur luftën çlirimtare por duke njollosur edhe Kosovën e Shqipërinë”, tha Rama.

Tutje, Rama tha se kjo forcë udhëhiqet nga një person i cili është shpallur non grata nga SHBA-të dhe Britania për korrupsion.

Ndërsa, në këtë samit pritet të mosmarrë pjesë kryeministri i Spanjës për arsye që Spanja ka ditën e Kushtetutës në të njëjtën ditë kur do të mbahet edhe Samiti.

Vuçiq anulon pjesëmarrjen në Tiranë, shkak emërimi i Nenad Rashiqit – SHQIP.com

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka bërë të ditur se nuk do të marrë pjesë në samitin mes BE-së dhe Ballkanit Perëndimor që do të mbahet në Tiranë më 6 dhjetor.

Në një adresim, Vuçiq ka thënë se vendimi i kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti për emërimin e Nenad Rashiqit, ministër për Kthim dhe Komunitete, nuk mori dënimin e merituar nga BE-ja.

Vuçiq e vlerësoi emërimin e Rashiqit si “të turpshëm” dhe se është “fjala më e butë që mund të përdoret”.

“Ai njeri (Rashiq) fitoi më pak se një për qind në zgjedhje, sikurse edhe Rada Trajkoviq, e cila ishte në listën e tij. Kjo tregon se ata duan persekutimin dhe dëbimin e serbëve nga Kosova. Nuk jam i sigurt se nesër do të ketë të ketë bisedime me komisionerin evropian”, tha Vuçiq.

Ai tha se është parë qëndrimi antiserb i BE-së.

/Shqip.com