Lajme

Rama thotë se po punojnë për ta zgjidhur problemin me qentë endacak

Përparim Rama, kryetar i Komunës së Prishtinës

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama ka folur rreth problemit që e përcjell këtë komunë me qentë endacak.

Në një konferencë për media, Rama tha se komuna ka organizuar një tryezë të rrumbullakët me përfaqësuesit e Bashkimit Evropian, organizata joqeveritare dhe akterë të tjerë profesionalë të fushës mbi strategjinë kornizë për trajtimin e qenve endacakë.

“Ideja ka qenë që kjo të jetë një tryezë e parë e cila ka me qenë në vazhdimësi, pra e rregullt derisa ta vënë në kontroll problemin me të cilin hasemi me qentë endacak. Pikat të cilat i shqyrtuam është se komunat duhet të punojnë së bashku, pra problemi nuk mund të zgjidhet vetëm në nivelin lokal në Komunë e Prishtinës, por duhet të jetë një bashkëveprim rajonal. Një bashkëveprim gjithë shtetërorë për zgjidhjen e problemeve të qenëve endacak.” u shpreh Rama.

Qentë endacak në Prishtinë

Gjithashtu bëri të ditur se do të krijohet një “Focus Group” dhe të ketë një ndër lidhshmëri të nivelit lokal me atë qendrorë, me organizatat joqeveritare dhe me ndërkombëtarët.

Gjatë konferencës, Rama u pyet edhe për drejtoritë të cilave ende nuk iu është emëruar drejtori.

Ai refuzoi të flasë për këtë temë me arsyetimin se do të flitet vetëm për problemin e qenve endacak, për çka ishte thirrur konferenca./Shqip.com