Lajme

Rama thotë se “Ballkani i Hapur” nuk ndikon në marrëdhëniet me Kosovën

Kryeministri i Shqipërise, Edi Rama,

Për kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama, marrëdhëniet me Kosovën nuk ndikohen nga iniciativa e “Ballkanit të Hapur”.

Gjatë një interviste në “Zëri e Amerikës”, të shtunën, kreu i ekzekutivit shqiptar nuk pranoi t’i cilësojë marrëdhëniet me Kosovën “në nivel të ulët”, sipas tij ato janë “në një gjendje normale”.

Lexo edhe:
Petkoviq – Kurtit: Për një grusht votash është i gatshëm të shkaktojë incidente serioze në veri

“Natyrisht që marrëdhënia mes qeverisë së Shqipërisë dhe qeverisë së Kosovës ka një potencial të jashtëzakonshëm dhe asnjëherë nuk është mjaft të thuhet që është e mirë, pasi mund të jetë gjithmonë më e mire”, ka thënë Rama.

Rama ditë më parë kishte shprehur qëndrimin e tij pro reciprocitetit të targave.

Ndërsa, në Prishtinë Edi Rama ishte kritikuar për deklaratat e tij për Kosovën – gjatë takimit që kishte me kancelaren gjermane, Angela Merkel.

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, dhe ai i Kosovës, Albin Kurti

Shqipëria bashkë me Serbinë dhe Maqedoninë e Veriut janë bashkuar në një iniciativë të përbashkët “Ballkani i Hapur”.

Prishtina nuk ka pranuar që të përfshihet në këtë iniciativë.

Por, për Ramën kjo divergjencë është një mundësi për të diskutuar më shumë me Kosovën.

Ky i fundit javën e ardhshme e viziton Kosovën, pas kërkesës së mori nga homologu i tij, Albin Kurti. /Shqip.com