Lajme

Petkoviq – Kurtit: Për një grusht votash është i gatshëm të shkaktojë incidente serioze në veri

Drejtori i së ashtuquajturës "Zyre për Kosovën", Petar Petkoviq

Drejtori i së ashtuquajturës “Zyre për Kosovën”, Petar Petkoviq, ka thënë se Albin Kurti është i gatshëm të shkaktojë incidente serioze në Kosovë për një grusht votash në zgjedhjet e ardhshme.

“Forcat speciale të Kurtit po bëjnë gjithçka për të paraqitur agresorin si viktimë. Megjithatë, gatishmëria për dialog nuk tregohet me fuçi të gjatë, snajperë dhe automjete të blinduara”, ka thënë Petkoviç raporton Kosovo-Online.

Pos Petkoviqit edhe politikanët e tjerë serbë kanë drejtuar gishtin në drejtim të kreut të ekzekutivit kosovar, Albin Kurtit.

Ky i fundit ka kërkuar nga bashkësia ndërkombëtare që të reagojë ndaj agresionit serb.

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti

Të njëjtën thirrje e kanë pasur edhe liderët e opozitës në Kosovë.

Gjatë së shtunës disa helikopterë qarkulluan afër pikave kufitare Kosovë – Serbi.

Lexo edhe:
Haradinaj: Brukseli të ndërhyjë te Beogradi, mos të provokohet situata

Ndërkaq, u sulmua edhe Qendra e Regjistrimit të Automjeteve në Zubin Potok.

Atë akt e ka cilësuar si kriminal, ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla.

Të hënën, Njësitet Speciale të Policisë së Kosovës u pozicionuan në pikat kufitare Jarinje dhe Bërnjak për ta zbatuar reciprocitetin e targave. /Shqip.com