Lajme

Rama shpalos projektin e fizibilitetit për Spitalin e Prishtinës

Spitali i Prishtinës

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama ka shpalosur “Projektin e Fizibilitetit për Spitalin e Përgjithshëm të Prishtinës”, të realizuar nga Kompania ICME.

Përmes një postimi në Facebook, Rama ka shkruar se kryeqyteti ka nevojë për një spital të vet.

“Kryeqyteti ka nevojë të ketë spitalin e vet, në të cilin do të ofrohen shërbime gjithëpërfshirëse spitalore të përzgjedhura për të akomoduar nevojat e qytetarëve në raport me shqetësimet dhe sfidat shëndetësore në të cilat hasin”, ka shkruar ai.

Rama ka shkruar se ky projekt u shpalos nga edrejtori për Shëndetësisë në Komunën e Prishtinës, Izet Sadiku, ministri i Shëndetësisë, Rifat Latifi, ambasadorja jorezidente të Emirateve të Bashkuara Arabe në Kosovë, Nabila AlShamsi, Koordinatorin e TIKA-s Turke në Kosovë, Cihan Dinçer./Shqip.com

Shpalosja e Projektit të Fizibilitetit për Spitalin e Përgjithshëm të Prishtinës
Shpalosja e Projektit të Fizibilitetit për Spitalin e Përgjithshëm të Prishtinës