Rama reagon pas sulmit të Rusisë në Ukrainë: Bashkohemi me Nato-në dhe BE-në
Publikuar:
(24.02.2022 08:49:28)
Kryeministri i Republikës së Shqipërisë, Edi Rama ka reaguar pas ndërhyrjes ushtarake ruse në Ukrainë. Ai u shpreh se bashkohen me NATO-në dhe BE-në në dënimin e ashpër të agresionit të Rusisë.
“Ne bashkohemi me aleatët tanë të NATO-s dhe BE-së në dënimin e ashpër të agresionit të Rusisë. Mendimet tona janë me popullin ukrainas”, ka thënë Rama./Shqip.com