Lajme

Rama: Raporti famëkeq i Dick Martyt nuk mund të gëzojë më rezolutën mbështetëse në fuqi

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama

Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama, ka thënë se Shqipëria i ka kërkuar zyrtarisht Asamblesë Parlamentare të Këshillit Evropian të shpallë të pabazuara akuzat e trafikimit të organeve gjatë luftës në Kosovë.

Përmes një postimi në Facebook, Rama ka thënë se për shkak të provave të përditësuara në bashkëpunim të plotë në mes Kosovës dhe Serbisë, raporti i Dick Martyt nuk mund të gëzoj rezulutën mbështetëse në fuqi.

“Shqipëria i kërkoi zyrtarisht Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës të rishikojë Rezolutën 1782 (2011) dhe të shpallen të pabazuara akuzat për trafikim të paligjshëm të organeve njerëzore gjatë Luftës Çlirimtare të Kosovës! Në dritën e zhvillimeve të kësaj dekade, fakteve, provave dhe informacioneve të përditësuara, sikurse edhe falë angazhimit, gatishmërisë dhe bashkëpunimit të plotë të Shqipërisë dhe Kosovës në shërbim të së vërtetës dhe vendosjes së drejtësisë, raporti famëkeq i Dick Marty-t nuk mund të gëzojë më rezolutën mbështetëse në fuqi”, shkroi Rama.

Flamuri i Shqipërisë dhe ai i Kosovës

Sipas Ramës, Shqipëria i ka kërkuar kësaj asambleje të realizoj edhe raport vijues dhe rishikim thelbësor të rezolutës së vitit 2011.

“Shqipëria i kërkon Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Europës të realizojë një raport vijues (follow up report) dhe si rrjedhojë një rishikim thelbësor të Rezolutës 1782 (2011)”.

Tutje, Rama ka thënë se vendi që ai udhëheq e riafirmon vullnetin për ti ndihmuar drejtësisë.

Ndërsa, rezoluta ju është dërguar të gjitha vendeve anëtare të KiE, sekretares së përgjithshme të KiE-së, Komitetit të ministrave, presidentit dhe zv/presidentit të asamblesë, sekretares së përgjithshme të asamblesë, Komitetit për çështje politike dhe atij për çështje ligjore.

Lexo edhe:
Shqipëria dorëzon në Këshillin e Evropës rezolutën kundër raportit të Dick Martyt

Dje, Kuvendi i Shqipërisë  ka përcjellë zyrtarisht në Këshillin e Evropës, rezolutën “Mbi pabazueshmërinë e pretendimeve për trafikimin e paligjshëm të organeve njerëzore në Kosovë dhe Shqipëri”.

Lexo edhe:

Miratohet rezoluta kundër raporti të Dick Marty-t në Kuvendin e Shqipërisë

Me 125 vota pro është miratuar rezoluta kundër raportit Dick Marty-t e propozuar nga Partia Socialdemokrate në Kuvendin e Shqipërisë.

Me 21 korrik në Kuvendin e Shqipërisë është diskutuar projektrezoluta “Mbi besueshmërinë e pretendimeve për trafikimin e paligjshëm të organeve në Kosovë dhe në Shqipëri.”

Më 18 korrik PS-ja ka deponuar në Kuvendin propozimin për këtë “Rezolutë” dhe tekstin e rezolutës me të cilën Shqipëria do të hedhë poshtë pretendimet për trafikim organesh nga raporti i Dick Marty-t.