Lajme

Shqipëria dorëzon në Këshillin e Evropës rezolutën kundër raportit të Dick Martyt

Dick Marty

Shqipëria ka dorëzuar në Këshillin e Evropës rezolutën kundër raportit të Dick Martyt për pretendimet e për tregtinë e jashtëligjshme të organeve në Kosovë dhe Shqipëri.

Siç raporton Abc News, rezoluta u miratua në Kuvendin e Shqipërisë më 21 korrik.

Rezoluta përmban pohimin se pretendimet nga raporti i Dick Martyt, edhe pas 10 vitesh hetim, nuk janë vërtetuar dhe nuk janë të bazuara në fakte, si dhe thirrje për Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Evropës për të përgatitur një raport të ri në të cilin ata do të shqyrtojnë akuzat për tregti të paligjshme të organeve njerëzore.

“Sipas rezolutës së miratuar nga Kuvendi i Shqipërisë, më 21 korrik 2022, pretendimet e bëra në Raportin Dick Marty për vrasjen e njerëzve me qëllim mbledhjen dhe shitjen e organeve të tyre dhe tregtinë e paligjshme të organeve të njeriut në Shqipëri dhe Kosovë, të cilat janë të listuara në paragrafët 1 dhe 4 të Rezolutës 1782 të KSBE-së (2011), pas më shumë se dhjetë vitesh hetime të thelluara nga Forca Speciale Hetimore e BE-së dhe pasardhësi i saj, Zyra e Prokurorit të Specializuar, mbeten të pagjetura, të paprovuara dhe të pabazuara në prova dhe fakte dhe për këtë arsye duhet parë si e tillë nga të gjitha institucionet kombëtare dhe ndërkombëtare”, u tha në notën e Shqipërisë në KiE.

Poashtu në notën verbale të misionit të Shqipërisë në KiE thuhet se rezoluta e Kuvendit të Shqipërisë kërkon që Asambleja Parlamentare e Këshillit të Evropës të bëjë një raport pasues dhe të rishikojë Rezolutën 1782 (2011), duke rivlerësuar akuzat për trafikim të paligjshëm të organeve njerëzore në Shqipëri dhe Kosovë.

Flamuri i Shqipërisë dhe ai i Kosovës

“Misioni i përhershëm i Shqipërisë kërkon nga përfaqësitë e përhershme të shteteve anëtare dhe vëzhguesit në Këshillin e Evropës që t’ua përcjellin organeve të tyre kompetente shtetërore Rezolutën mbi akuzat e pabaza për trafikim të paligjshëm të organeve njerëzore në Kosovë dhe Shqipëri”, thuhet në notën shqiptare.

Lexo edhe:
Miratohet rezoluta kundër raporti të Dick Marty-t në Kuvendin e Shqipërisë

Me 125 vota pro është miratuar rezoluta kundër raportit Dick Marty-t e propozuar nga Partia Socialdemokrate në Kuvendin e Shqipërisë.

Me 21 korrik në Kuvendin e Shqipërisë është diskutuar projektrezoluta “Mbi besueshmërinë e pretendimeve për trafikimin e paligjshëm të organeve në Kosovë dhe në Shqipëri.”

Më 18 korrik PS-ja ka deponuar në Kuvendin propozimin për këtë “Rezolutë” dhe tekstin e rezolutës me të cilën Shqipëria do të hedhë poshtë pretendimet për trafikim organesh nga raporti i Dick Marty-t.

Në propozimin për rezolutë të cilën e kanë iniciuar deputetët e PS-së  Taulant Balla, Mimi Kodheli, Klotilda Bushka, Etilda Gjonaj, Blendi Klosi, Etjen Xhafaj, Petro Koci, Hatixhe Konomi, Bardhyl Kollcaku, Ilir Pendavinji e Arben Pëllumbi, thuhet se PS beson se do të ketë “mbështetjen e të gjithë anëtarëve të Kuvendit të Shqipërisë”.

Po ashtu aty thuhej se me këtë projekt rezolutë synohet në vullnetin e palëkundur për të ndihmuar drejtësinë dhe mbështetur çdo përpjekje që synon të zbulojë të vërtetën./Shqip.com