Lajme

Rama për Ilir Meten: Është turp kombëtar

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama dhe predsidenti, Ilir Meta

“Ilir Meta si president është turp kombëtar dhe se i intereson që ky turp të kalojë sa më shpejt”.

Kështu është shprehur kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, i cili tha se mezi po pret që koha e Ilir Metës të përfundojë dhe ky turp tii kalojë të shkuarës.

“Sa i takon atij që e quani President Ilir meta dua të kujtoj diçka që Gjykata Kushtetuese ka rënë dakord që Meta ka shkelur Kushtetutën. Sipas saj shkeljet e Metës na qenkan të lehta. Nuk i komentoj vendimet, por dua të them që Ilir Meta si president është një turp kombëtar. Se cfarë do bëjë kur të ikë nga Presidenti nuk më intereson.

Absolutisht më intereson që kjo kohë e Ilir Metës të mbarojë sa më shpejt që ky turp ti kalojë të kaluarës. Nuk kam problem ca lajmëron apo kërcënon ilir Meta, ai është një turp”, tha Rama në konferencën për shtyp pas mbylljes së Kongresit të Partisë Socialiste.

Sa i përket prokurorëve të SPAK-ut, Rama tha se duhet të godasin lartë sepse ka kohë për të shkuar deri te zgjerimi i dritareve pa leje, sepse vjedhjet marramendëse dihet kush i ka bërë dhe janë të gjitha dosjet, dëshmitarët./SHQIP.com