Lajme

Rama nuk jep shpresa që problemi me qentë endacakë të zgjidhet këtë vit

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama

Qentë endacakë vazhdojnë të jenë ndër problemet permanente me të cilat përballen qytetarët e Prishtinës.

Një numër i konsiderueshëm i qenve endacakë shihen rrugëve të kryeqytetit të cilët jo rrallë herë kanë treguar shenja të tërbimit.

Për ta zgjidhur këtë problem, Komuna e Prishtinës kishte formuar grupin punues.

Kryetari i kryeqytetit, Përparim Rama i pyetur nga SHQIP.com nëse ky problem do të zgjidhet brenda këtij viti, ai nuk ka dhënë shpresa që një gjë e tillë të ndodh.

“Kisha pas qef të them që po, por ne faktikisht vetëm jemi duke e trajtuar problemin në mënyrë të përshpejtuar. Kemi shpallur edhe gjendje të jashtëzakonshme”, u shpreh Rama.

Ai ka shtuar se komuna si e vetme nuk mund ta zgjidhë problemin e qenve endacakë, porse një gjë e tillë mund të bëhet edhe me ndihmën e nivelit qendror./Shqip.com