Lajme

Rama nga Beogradi: Plani franko-gjerman është e vetmja rrugë për të ecur përpara

Në takimin e tij të zhvilluar me presidentin serb Aleksandër Vuçiq, kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, u pyet lidhur me tensionet në Veri të Kosovës, nëse ka mundësi që Serbia t’i kthehet dialogut me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti.

Lidhur me këtë çështje, Rama tha se dialogu dhe arritja e një marrëveshjeje në nivelin franko-gjerman është e vetmja rrugë për të ecur përpara.

“Do ta përsëris atë që thashë, e vetmja rrugë përpara nuk është rruga e rritjes së tensioneve, por mënyra e dialogut dhe e marrëveshjes, e cila konfirmohet në nivelin franko-gjerman, nuk dua të përsëris këtu atë që thashë në Prishtinë, por askush nuk duhet të nënvlerësojë rrezikun kur gjendemi në një situatë që nuk duhet ta lejojmë të ndodhë,  do ta bënte të pamundur kthimin e situatës në mënyrën e vjetër, edhe pse sot është mund të kontrollohet. Duhet të ketë një këndvështrim të përbashkët”, tha Rama.

Ndërsa, presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, ka dhënë detaje rreth takimit që pati mbrëmjen e sotme me kryeministrin Edi Rama.

Vuçiq tha se folën për pikëpamjet e ndryshme që kanë për situatën në Kosovë teksa shtoi se për Ballkanin e Hapur diskutimet nuk do të jenë të lehta.

“Për Ballkanin e Hapur nuk do kemi diskutime të lehta, por të frytshme. Solli përfitime shumë të frytshme për qytetarët tanë. Folëm për pikëpamjet tona të ndryshme për Kosovën. Dallimet tona si do zgjidhen problemet do ta leme për ne dhe do e diskutojmë gjatë mbrëmjes. Pavarësisht pikëpamjeve te ndryshme Serbia do vijoje përpjekje për marrëdhënie te mira me Shqipërinë”, tha ai.

/Shqip.com