Lajme

Rama në Samitin e BE-së përmend Kosovën dhe mos-liberalizimin e vizave

Edi Rama, kryeministri i Shqiprisë

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka kritikuar Bashkimi Evropian për mos-heqjen e vizave për qytetarët e Kosovës, përcjell Shqip.com.

Në samitin BE-Ballkani Perëndimor që po mbahet në Brdo të Sllovenisë, ai tha se pavarësisht që BE ka deklaruar se Kosova I ka përmbushur kushtet për heqjen e vizave, kjo gjë ende nuk ka ndodhur.

Liderët e Ballkanit Perëndimor në Brdo

“Por, çfarë ndodh me ekzistencën e 2 milionë qytetarëve nga Kosova ende të mbyllur brenda vendit të tyre pas disa vitesh që vendi arriti pajtueshmërinë e plotë për liberalizimin e vizave. A nuk është surreale që ata të mund të udhëtojnë lirshëm jashtë vendit të tyre nën një regjim brutal të hequr me ndihmën e bombave të SHBA dhe BE-së.

Lexo edhe:
Vuçiqi pas takimit me Kurtin: Pa e zgjidhur problemin me Kosovën, Serbia s’mund të jetë anëtare e BE -së

Nga rruga BE -ja i ka dhënë liberalizimin e vizave 52 milionë njerëzve jashtë Bashkimit të ardhshëm dhe jo vetëm më parë, por edhe pasi vetë BE deklaroi publikisht se Kosova përmbushi të gjitha kriteret teknike dhe madje edhe kriteret krejtësisht ad hoc të zgjidhjes së kufirit me Malin e Zi”, tha Rama, transmeton KP.

Tutje, duke ironizuar ai ka përmendur edhe vonesën e hapjes së negociatave nga BE-ja duke e krahasuar fjalën zgjerim me një jehonë të ndrojtur të së kaluarës.

Sipas tij, Shqipëria i ka përmbushur detyrat e saj, por BE-ja që ata adhurojnë nuk është në gjendje të përmbushë premtimet e saj./SHQIP.com