Kulturë

Rama në konferencën përmbyllëse të Manifestës: Festivali i dha jetë kryeqytetit

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama

Kryetar i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama dhe Bordi i “Manifesta 14”, kanë mbajtur konferencën përmbyllëse të Manifestës.

Rama tha se festivali i dha jetë kryeqytetit dhe sjelli shumë vizitorë nga shumë vende të botës.

“Është ditë e mrekullueshme dhe e mërzitshme se po e mbyllim këtë ngjarje. Përgjatë 100 ditëve përjetuam Prishtinë të larmishme ekspozita, programe të cilat e vendosën Prishtinën në qendrën e mediave botërore duke na cilësuar destinacion të ri. 756 artikuj u botuan gjatë bienales mbi 1000 gazetarë te huaj na vizituan. Bienalja prezantoi artin e 105 pjesëmarrësve”, tha Rama.

Tutje, ai tha se Manifesta gjeneroi vizitorë nga diaspora. 6 500 vizitorë morën pjesë në hapje. Manifesta investoi 1.7 milionë euro, ne kemi buxhetuar 1.3 milionë euro.

/Shqip.com