Lajme

Rama krah Vuçiqit në kullën e Beogradit shijon pamjen e kryeqytetit serb

Liderët e Ballkanit Perëndimor në Kullën e Beogradit

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, është takuar me presidentin serb, Aleksandër Vuçiq dhe kryeministrin e Malit të Zi, Zdravko Krivokapiq, në Beograd – në kuadër të takimit të radhës për “Ballkanin e Hapur”, transmeton Shqip.com.

Gjatë qëndrimit në kryeqyteti serb, liderët kanë vizituar kullën e Beogradit.

Vuçiq ka publikuar disa pamje ku shihen liderët e këtyre vendeve të Ballkanit Perëndimor tek janë takuar fillimisht në hyrje të kullës e më pas në disa fotografi ata shihet tek shijojnë nga lartësia kryeqytetin e Serbisë.

Në takimin që do të zhvillohet të enjten pritet të jenë të pranishëm kryeministri Edi Rama, presidenti serb Aleksandër Vuçiç dhe kryeministrin e dorëhequr të Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev, do ta zëvendësojë Nikolla Dimitrov.

Sipas agjendës së publikuar, paraditen e së enjtes do të ketë takime të Ramës, Vuçiq dhe Dimitrov me përfaqësues të biznesit, më pas me përfaqësues të Këshillit Atlantik dhe në fund zyrtarët e lartë do të kenë edhe një konferencë të përbashkët për shtyp, raporton ‘TV Klan’.

Një ditë më parë Rama dhe Vuçiq u takuan në Skoci gjatë samitit për klimën dhe diskutimi i tyre lidhej me nismën e “Ballkanit të Hapur”, nëse duhej vijuar pa Zaev apo jo. /Shqip.com