Lajme

Rama: Evropa s’mund të na tregojë çfarë të bëjmë në rajon

Kryeministri i Shqipërise, Edi Rama,

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka deklaruar se Evropa nuk mund të tregojë se çfarë duhet bërë në rajon dhe se vendet duhet të bashkohen dhe të mos presin deri të bëhen anëtare të Bashkimit Evropian, shkruan SHQIP.

Rama në konferencën e “Forumit të Prespës për Dialog” ka folur për mos hapjen e negociatave për Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë, duke theksuar ‘se nuk e kemi në dorë, por as s’mund të paketohen e futen në anije për të shkruar në BË.

“Megjithatë ne mund të bëjmë shumë punë derisa kjo pjesë e dytë e Samuel Beckett refuzohet, mund të bashkëpunojmë, të bëjmë presion që çështjet të jenë më të mira për përmirësimin e ekonomive tona, për krijimin e hapësirave për sipërmarrësit, të rinjtë tanë. Të izoluar dhe me shpinë drejt rajonit, jemi të vegjël, por të bashkuar jemi në masë të arsyeshme mjaftueshëm të mëdhenj. T’i falënderohemi zotit që nga një anë Evropa s’mund të na tregojë ç’të bëjmë në këtë rajon, ne mundemi përmes veprimeve tona t’ua lehtësojmë jetën gjithë njerëzve që jetojmë këtu”, ka pohuar ai.

Pjesë e këtij forumi është edhe kryeministri i Kosovës, Albin Kurti si dhe kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim të Maqedonisë së Veriut, Ali Ahmeti./SHQIP.com