Lajme

Rama dhuron gjak në Ditën e Dëshmorëve të Prishtinës

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama

Përparim Rama, Kryetari i Prishtinës ka dhuruar gjak në ndër të 18 prillit – Ditës së Dëshmorëve e Martirëve të kryeqytetit.

Rama ka dhuruar gjak në sheshin e Prishtinës dhe ka thënë se ka dhuruar gjak me ndihmu për me dhënë jetë dhe me shpëtuar jetë.

“Po ashtu është mirë për shëndetin e njeriut sepse bëhet ripërtëritja e gjakut brenda organizmit. Pra i këto dy gjëra pozitive njëra shpëton jetë dhe shpëton veten”, tha Rama, duke shtuar se kjo nuk është hera e parë që dhuron gjak.

Aktiviteti është organizuar nga komuna e Prishtinës dhe shoqatat e dala nga Lufta e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Po ashtu edhe disa veteranë kanë dhuruar gjak./Shqip.com