Lajme

Rama deklaron se janë në përgatitje të konkursit për ndërtimin e parkut të kafshëve

Kryetari i komunës së Prishtinës, Përparim Rama ka deklaruar se ata janë duke trajtuar problemin e qenve endacak ngase ata tani ata ushqehen në pikat e ndryshme të kryeqytetit.

Rama zgjidhjen afatgjate të problemit me qentë endacak e sheh tek bashkëpunimi ndërmjet komunave por edhe me nivelin qendror të qeverisjes.

Thotë se Prishtina ka ndarë një hapësirë prej 10 hektarëve tokë ku do të vendosen kafshët e në veçanti fokus do të jetë trajtimi i qenve endacak.

“Nuk mundet vetëm Prishtina të merret me këtë problematik sepse do të kemi gjithmonë qen të cilët do të vijnë nga komunat e tjera. Pra duhet të kemi një strategji të përbashkët me komunat”

“Siç dihet ne kemi caktuar lokacion e ri dhe tani jemi duke bërë matjet dhe duke bërë përgatitjet për konkursin për ndërtimin e parkut të kafshëve ku do të trajtohen qentë endacak”, ka thënë ai.

Thotë se Prishtina tani i ka kontratat edhe me organizatat e tjera të cilat do të merren me kastrimin dhe vaksinimin e qenve endacak.

“I kemi kontratat me organizatat joqeveritare për kastrim dhe sterilizim dhe tash kemi edhe për ushqim. Një herë në ditë ushqehen qentë në disa pika”, ka shtuar Rama./Shqip.com