Lajme

Rama: Çdo ditë prej orës 13:00, për qytetarët në nevojë do të shpërndahen 500 shujta

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama gjatë ditës së sotme ka qëndruar për vizitë në Qendrën Kulturore Sociale të të moshuarve në Lagjen Tophane.

Nga aty Rama ka bërë të ditur se tashmë çdo ditë prej orës 13:00, për qytetarët në nevojë do të shpërndahen 500 shujta për familjet në nevojë.

“Çdo ditë prej orës 13:00, për qytetarët në nevojë do të shpërndahen 500 shujta në këto dy pika:📍Qendra Kulturore Sociale e të Moshuarve – Aktash dhe 📍Qendra Kulturore Sociale e të Moshuarve – Tophane”, ka thënë Rama.

Foto nga vizita në Qendrën Kulturore Sociale të të moshuarve në Lagjen Tophane.

Po ashtu Rama ka bërë të ditur se kryeqyteti ka bërë riorganizimin e shujtës së ngrohtë për familjet në nevojë, nëpërmjet së cilës  është reduktuar koha e pritjes dhe shujtat do të shërbehen në kushte më të mira sanitare se më parë./Shqip.com