Rama arrin në Beograd për takimin “Ballkani i Hapur”
Publikuar:
(03.11.2021 19:09:01)

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka mbërritur në Beograd mbrëmjen e së mërkurës me një Aeroplan të “Air Albania”, përcjell Shqip.com.
Kështu ka bërë të ditur drejtori i Komunikimit në Qeverinë e Shqipërisë, Endri Fuga, përmes një postimi në Twitter.
Ndërkaq, Rama pritet që të enjten të takohet me Presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq dhe zëvendëskryeministrin e Maqedonisë së Veriut, Nikola Dimitrov.
Ky takim i liderëve do të mbahet në kuadër të iniciativës “Ballkani i Hapur” e që do t’i paraprijë një takim përfaqësues të kompanive nga Shqipëria, Serbia dhe Maqedonia e Veriut dhe me përfaqësues të Këshillit Atlantik./SHQIP.com