Lajme

Rakiq: Zgjidhjen për situatën në veri duhet kërkuar në Bruksel

Kryetari i Listës Serbe gjatë vizitës në veri

Kryetari i Listës Serbe, Goran Rakiq, tha se zgjidhja pas situatës së krijuar në Veri të Kosovës, duhet kërkuar në Bruksel, përcjell Shqip.com.

Në një prononcim për media gjatë vizitës së tij tek protestuesit serbë në Jarinje, Rakiq tha se zgjidhja e këtij problemi nuk gjindet në veri të vendit.

Një pjesëtar i Njësisë Speciale të Kosovës në veri të vendit.

“Sot jam në Jarinë dhe kam folur me njerëzit që janë këtu. U kam thënë të jenë të durueshëm, të mos bien në provokime dhe se u tregova që momentalisht në Bruksel, ndodhen ekipet teknike të bisedimeve z. Gjuriq dhe z. Bislimi me ndërmjetësimin e BE-së, ku shpresoj që do të gjejnë një zgjidhje për tejkaluar këtë situatë që të gjithë kemi lirinë e lëvizjes”, ka thënë ai, transmeton Kallxo.com.

Sipas tij, nga bisedimet që sot po vijojnë në Bruksel, pret që të ketë një kompromis të qëndrueshëm, që nënkupton respektim të asaj çfarë është nënshkruar më parë në Bruksel.

Lexo edhe:
Mjetet e blinduara ushtarake largohen nga kufiri me Kosovën

“Zgjidhja për këtë problem nuk është këtu, është në tavolinën e bisedimeve në Bruksel dhe pres që të gjitha palët ta zbatojnë atë për çfarë janë marr vesh dhe çfarë kanë nënshkruar. Çelësi i suksesit dhe i zgjidhjes së problemit është në Bruksel”, tha ai.

Ndryshe, që nga 20 shtatori, Qeveria e Kosovës ka marrë vendim që të vendosë masën e reciprocitetit ndaj Serbisë me tabelat e veturave.

Lexo edhe:
Kurti për gjendjen në veri: Serbia refuzoi dialogun dhe marrëveshjen e KFOR-it, ne i pranuam të dyja

Sipas kësaj mase, veturat që hyjnë nga Serbia, duhet që t’i zëvendësojnë targat e veturave me ato të Kosovës, të cilat janë të përkoshme e që zgjasin 60 ditë.

Të pakënaqur për këtë, serbët lokal kanë dalur në pikave kufitare në Jarinje dhe Bërnjak, që nga dita e parë e reciprocitetit duke bllokuar rrugët dhe duke mos lejuar kështu qarkullimin e asnjë veture.

Lexo edhe:
“Dialogu është rruga e vetme për zgjidhjen e situatës në Veri të Kosovës”

Për të mbikëqyrur situatën, Njësitet Speciale të Policisë së Kosovës janë pozicionuar në këto pika kufitare.

Kurse, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, tha se zëvendëskryeministri, Besnik Bislimi ka zhvilluar një takim në Bruksel, ku së pari është takuar me Emisarin Special për Dialog të Bashkimit Evropian, Miroslav Lajçak, dhe më pas me homologun e tij serb, Petar Petkoviq./SHQIP.com