Lajme

Mjetet e blinduara ushtarake largohen nga kufiri me Kosovën

Veriu i Kosovës

Automjetet e blinduara të ushtrisë serbe janë larguar të mërkurën nga kufiri me Kosovën, përcjell Shqip.com.

Dy prej mjeteve ushtarake të blinduara “Lazar” dhe “Milosh” kishin qenë të stacionuara në Rashkë nga e hëna, dy kilometra larg kufirit në Jarinje, raporton N1.info.

Aeroplanët ushtarak serbë duke fluturuar mbi Jarinje

Këto mjete ishin stacionuar afër rrugës, teksa ministri i Mbrojtjes, Nebojsha Stefanoviq, në disa raste deklaroi se ushtria ka rritur gatishmërinë luftarake.

Lexo edhe:
Kurti për gjendjen në veri: Serbia refuzoi dialogun dhe marrëveshjen e KFOR-it, ne i pranuam të dyja

Lëvizjet e aeroplanëve ushtarak serbë janë bërë gjatë disa ditëve për shkak të tensionimit të situatës në Veri të Kosovës.

Ndryshe, që nga 20 shtatori, Qeveria e Kosovës ka marrë vendim që të vendosë masën e reciprocitetit ndaj Serbisë me tabelat e veturave.

Sipas kësaj mase, veturat që hyjnë nga Serbia, duhet që t’i zëvendësojnë targat e veturave me ato të Kosovës, të cilat janë të përkoshme e që zgjasin 60 ditë.

Lexo edhe:
“Dialogu është rruga e vetme për zgjidhjen e situatës në Veri të Kosovës”

Të pakënaqur për këtë, serbët lokal kanë dalur në pikave kufitare në Jarinje dhe Bërnjak, që nga dita e parë e reciprocitetit duke bllokuar rrugët dhe duke mos lejuar kështu qarkullimin e asnjë veture.

Për të mbikëqyrur situatën, Njësitet Speciale të Policisë së Kosovës janë pozicionuar në këto pika kufitare.

Kurse, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, tha se zëvendëskryeministri, Besnik Bislimi ka zhvilluar një takim në Bruksel, ku së pari është takuar me Emisarin Special për Dialog të Bashkimit Evropian, Miroslav Lajçak, dhe më pas me homologun e tij serb, Petar Petkoviq./SHQIP.com