Lajme

Rakiq të shtunën do të iu propozojë serbëve largimin nga institucionet e Kosovës

Goran Rakiq, kryetar i Listës Serbe

Kryetari i Listës Serbe Goran Rakiq ka thënë se të shtunën do të propozojë largimin e serbëve nga institucionet e Kosovës,

Siç raporton RTS Rakiç këtë e ka thënë me anë të një deklarate dërguar mediave pas suspendimit të drejtorit rajonal të Policisë së Kosovës në veri.

“Duke patur parasysh vendimin më të fundit të turpshëm, të paligjshëm dhe anti-serb të Prishtinës, e cila pezulloi drejtorin e Drejtorisë Rajonale Sever, z. Nenad Gjuriç, për shkak se ai refuzoi të lëshonte paralajmërime për bashkëqytetarë të tij sepse ata kanë targa të ligjshme KM, të cilat udhëheqësia e Listës Serbe dhe të gjithë kryetarët e komunave nga veriu dje i mirëpritën dhe i mbështetën, dua të informoj publikun se kam caktuar një takim urgjent të të gjithë përfaqësuesve të institucioneve të Kosovës në veri të Kosovës të shtunën, ku do t’u propozoj atyre që të gjithë serbët largohen nga institucionet e Kosovës në veri, duke filluar me mua personalisht, duke përfshirë nga vetëqeverisjet lokale, zyrat e prokurorisë, gjykatat, policinë dhe të gjitha organizmat e tjera”, tha Rakiq.

Rakiq ka thënë se është i nevojshëm ndërtimi dhe forcimi i institucioneve serbe në veri.

“Duke patur parasysh të gjitha presionet ndaj të cilave populli serb dhe të gjithë serbët krenarë që nuk bien dakord të jenë dekori i Prishtinës, është e nevojshme që në bashkëpunim me shtetin e Serbisë të forcojmë dhe ndërtojmë institucionet serbe në këtë rajon”.

Sipas tij, Gjuriç u zgjodh drejtor i drejtorisë rajonale të veriut nga serbët dhe katër kryebashkiakë nga veriu dhe Prishtina nuk ka të drejtë të marrë ndonjë sanksione kundër tij.

“Të gjithë ne hymë në institucionet e Kosovës sepse ishte pjesë e Marrëveshjes së Brukselit, duke patur parasysh se Prishtina nuk respekton marrëveshjen e nënshkruar, është e qartë se nuk kemi asgjë për të kërkuar në këto institucione, sepse është e qartë se Prishtina po shkel secilën nga marrëveshjet e nënshkruara pa asnjë pasojë”, tha Rakiq.

Ai tha se përfaqësuesit politikë të popullit serb nuk do të lejojnë sulme ndaj tyre, si dhe ndaj popullit serb.

Suspendohet drejtori rajonal i PK-së Mitrovicës në Veri – SHQIP.com

Me rekomandim të Inspektoratit Policor të Kosovës është marrë vendim që të suspendohet nga detyra drejtori rajonal i Mitrovicës së Veriut, Nenad Gjuriq.

Kjo është bërë e ditur përmes një njoftimi nga Policia e Kosovës.

Lexo edhe:

IPK rekomandon suspendimin e Drejtorit të Policisë në Mitrovicën e Veriut

Gjuriq dyshohet se ka kryer veprat penale “Sabotim” dhe “Thirrja për rezistencë” të parapara në Kodin Penal të Republikës së Kosovës.  Krahas hetimit penal do të shikohet edhe përgjegjësia administrative.

/Shqip.com