Rahoveci po e synon Superligën
Publikuar:
(11.09.2022 19:35:51)

Pa shumë zhurmë, por me shumë pikë.
KF Rahoveci është lider i Ligës së Parë, Grupi A.
Skuadra e udhëhequr nga Senad Alirifa – ka arkëtuar tri fitore dhe një barazim.
Teksa, me humbje nuk është njoftuar ende.

Ani pse në këtë garojnë edhe ekipe me traditë të madhe si Vëllaznimi, Feronikeli 74, Lira e Trepça – “vreshtarët” nuk po kanë problem.
Mbetet të shihet – se a do arrijnë ta ruajnë këtë formë edhe në pjesën tjetër të kampionatit.
Por, formë të mirë po kalon edhe Phoenix – që ka vetëm një pikë më pak – dhe gjendet në pozitën e dytë.
Në vendin e fundit të këtij grupi gjendet Vëllaznimi – që nuk e ka grumbulluar ende asnjë pikë./Shqip.com