Sport Shqiptar

Rahoveci e “fundos” Vëllaznimin

KF Rahoveci

Deri në minutën e 89-të – në taborin vendas mbizotëronte qetësia.

Por, pesë minuta më pas – shpërtheu festa.

KF Rahoveci ka triumfuar ndaj Vëllaznimit – me përmbysje në fund të takimit.

“Vreshtarët” po mposhteshin 0-1, por një gol i realizuar prej pikës së bardhë – nga Edon Zeqiri e riktheu skuadrën në lojë.

Teksa, Miler Besa e tundi rrjetën për 2-1 në minutën e katër shtesë.

Me këtë fitore – Rahoveci ngritet në kuotën e 13-të pikëve – pas pesë ndeshjeve të zhvilluara.

Skuadra e udhëhequr nga Senad Alirifa është lidere ne Ligën e Parë – Grupi A – e ndjekur ngushtë nga Phoenix – që ka një pikë më pak.

Tabela e Ligës së Parë, Grupi A

Por, realitet kontravers është në taborin e gjakovarëve.

Vëllaznimi gjendet në pozitën e fundit – me pesë humbje në po aq ndeshje – dhe është i vetmi ekip që nuk e ka shijuar fitoren.

Sikur të mos mjaftonte kjo – kuqezinjët kanë mbetur edhe pa trajner, sepse Gani Sejdiu dha dorëheqje – të hënën./Shqip.com