Sport Shqiptar

Lajmi i fundit: Gani Sejdiu jep dorëheqje nga pozita e trajnerit të Vëllaznimit

Gani Sejdiu

Në katër ndeshje të zhvilluara – KF Vëllaznimi ka pësuar po aq humbje.

Këto rezultate dhe gjendja e rëndë financiare e kanë shtyre trajnerin, Gani Sejdiu që të jap dorëheqje nga detyra e tij.

Lajmin e ka bërë të ditur vetë Sejdiu, përmes mediumit lokal të Gjakovës – TV Syri Vision.

“Kam vendosur për tu larguar. Jam ardh si mik, e do të shkoj si mik. Miqësia do të jetë gjithmonë, respekti për historinë e klubit mbetet i njëjtë”, tha ai ndër të tjera.

KF Vëllaznimi

Sejdiu po ashtu shtoi se në Vëllaznim kishte ardhur pa ndonjë interes personal, apo profesional – por thjeshtë për t’i ndihmuar në këtë situatë që po kalojnë.

Skuadra me traditë ishte përshëndetur nga Superliga në vitin 2019, teksa momentalisht gjendet në pozitën e fundit të Ligës së Parë, Grupi A. /Shqip.com