Lajme

Rahovec-Xërxë, rruga pa asnjë shenj komunikacioni tash e katër vite

Rruga Rahovec- Xërxë, pjesë e magjistrales Rahovec- Gjakovë, është një nga më të frekuentuarat në vend.

Ashtu si shpeshtësia e qarkullimit, të shpeshta në të janë edhe aksidentet.   

Më shumë se sa një rrugë, për shoferët përbën një gjëegjëzë komunikacioni.  

Mungesa e krejtësishme e sinjalistikës në të, i lë shoferët të hamendësojnë se çka pason në kilometrin e radhës.  

S’ka as shenja të kufizimit të shpejtësisë, as sinjalizim horizontal e vertikal. Asgjë.