Lajme

Ragmi Mustafa: Po, do të jem i pranishëm në takimin e thirrur nga Kryeministri Kurti

kryetari i Këshillit Kombëtar Shqiptar në Luginën e Preshevës, Ragmi Mustafi

Kryetari i Këshillit Kombëtar Shqiptar në Luginën e Preshevës, Ragmi Mustafi, ka bërë të ditur se do të jetë i pranishëm në takimin e thirrur nga Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti.

Kështu ka deklaruar Mustafa në një prononcim për Shqip.com.

“Po nesër do të jem i pranishëm në takim me Kryeministrin Kurti. Pritet që të bisedohet për çështjet e Luginës së Preshevës”, ka thënë ai.

Në këtë takim e pranishme do të jetë edhe Kryetarja e Preshevës, Ardita Sinani.

Sinani përmes një postimi në Facebook, ka bërë të ditur se ka kërkuar nga Kryetari i Kuvendit, Sami Salihu, që të shtyhet seanca e jashtëzakonshme për shkarkimin e saj.

Lexo edhe:
Sinani kërkon anulimin e seancën për shkarkimin e saj, prioritet takimi me Kurtin

“Duke qenë se si përfaqësues politikë nga Lugina e Preshevës jemi të ftuar nesër në takim në Prishtinë, në ora 8.00, nga Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ku kam konfirmuar pjesëmarrjen time, njoftoj opinionin publik se së bashku me Munir Rexhepi, Shef i Grupit të Këshilltarëve të Partisë për Veprim Demokratik në Kuvendin Komunal të Preshevës, kemi kërkuar sot nga kryetari i Kuvendit Komunal Sami Salihu, që ta shtyjë seancën për një kohë më të përshtatshme, meqë është e pamundur të jem e pranishme fizikisht në ora 10.00 në Preshevë”, ka shkruar ajo.

Takimi pritet të mbahet me 11 prill 2022, duke filluar nga ora 08:00 në Qeverinë e Kosovës./Shqip.com